Gjirokastra e Lazarati bëhen gati për referendumin, Dasho Aliko e Tritan Shehu: Pjesëmarrja do jetë e madhe. Do votojmë ndryshimin

Edhe PD e Gjirokastër kanë nisur përgatitjet për të votuar për referendumin për të votuar për ratifikimin e vendimit nr 6 të Kuvendit Kombëtar që shkarkoi Bashen nga kryetar me 4446 voto pro.

Të drejtën e votës e kanë 1100 anëtarë. Janë ngritur 4 qendra votimi. Në Gjirokastër do të votohet në Pallatin e Sportit. Një qendër do të jetë në Lazarat, një në Libohovë dhe një në Urën e Kardhiqit.

Kryetarët e degëve PD-ve që mbështesin referendumin premtojnë se do të ketë pjesëmarrje më të madhe sesa në kuvendin e 17 korrikut ku dhe u votua për Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.

“Për ne demokratët dita e nesërme është ditë e madhe sepse është vlerësim që i jepet anëtarëve të PD-së për të treguar forcën dhe votuar për ndryshimin. Ne kemi 4 QV që u janë vendosur anëtarëve të PD-së në pikat më të afërta për të votuar për ndryshimin. Do të ketë pjesëmarrje më të madhe sesa votimi në 17 korrik” tha Dasho Aliko, kryetari i degës PD në Lazarat.

Edhe deputeti Tritan Shehu e quajti shumë të rëndësishëm pjesëmarrjen e anëtarëve të PD-së dhe i bëri thirrje për pjesëmarrje masive.

Kongresi i 11 dhjetorit u dha fuqinë anëtarëve të PD-së e sot ata janë të vlerësuar se do të kenë në dorë fatin e çdo kujt që pretendon të jenë në krye të forumeve të PD-së. Nuk vemi për të votuar duam apo nuk duam Lulzim Bashën, vemi për të votuar ndryshimin dhe ky ndryshim është shumë i madh” tha Tritan Shehu.