Video/ Këmbëngulte të mbante tanga të kuqe në vend të maskës, siguria e "përzë" nga aeroplani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2021, 22:04
Një pasagjer i fluturimit të United Airlines, me tanga të kuqe në fytyrë në vend të një maske, u detyrua të zbriste përpara se avioni të nisej, nga Florida SHBA.
38-vjeçari tha për mediet lokale se, ai donte të tregonte "absurditetin" e rregullit, se pse pasagjerët duhet të mbajnë maskë brenda avionit për t'u mbrojtur nga Covid-19 , ndërsa kur vjen momenti për të ngrënë e për të pirë lejohet që maska të hiqet.
Videoja e regjistruar nga një pasagjer tjetër tregon stafin e avionit duke i thënë 38-vjeçarin se ai nuk mund të qëndrojë brenda avionit nëse insiston të veshë tanga në fytyrë.
