Dua Lipa ndahet nga i dashuri, marrëdhënia në distancë nuk funksonoi

Me sa duket  lidhja në distancë nuk ka funksionuar për Dua Lipën.

Sipas medieve ndërkombëtare, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe i dashuri i saj kanë vendosur t'i japin fund lidhjes 2-vjeçare.

Edhe pse çifti nuk ka folur për këtë çështje, burimet për mediet rozë kanë konfirmuar ndarjen e dyshes.

Çifti u lidhën që në qershori i vitit 2019.

Vitin e kaluar, Dua shkroi një mesazh të ëmbël në Instagram për 1-vjetorin e tyre.

Ajo shkroi, "Asgjë më e ëmbël se 365 ditë të përbashkëta me ty" me një emoji, zemër e kuqe, ndërsa Anwar i ishte  përgjigjur me shkrimin: "Miii lovelyyy." (dashuria ime).