Nëse hani në restorantet e këtij qyteti, ju do të darkoni me minjtë
Diem Boyd ishte ulur jashtë një restoranti në fshatin Greenwich të Nju Jorkut në shtator, kur një familje minjsh vrapuan nëpër këmbët e saj.
"Brenda pak sekondash të gjithë u hodhën përpjetë," tha ajo.
"Ne e humbëm oreksin."
Të gjithë në Nju Jork kanë një histori të ngjashme për të treguar, shpjegon ajo.
"Ju i shihni ata edhe kur dilni natën," pranon Deborah Gonzalez, e cila, ashtu si Diem, jeton në Lower East Side të Manhatanit. "Kur ecni në këtë bllok, i shihni ata duke vrapuar përpara dhe mbrapa."
Është e vështirë të përcaktosh numrin e saktë, por thirrjet në linjën telefonike të ankesave në qytetin e Nju Yorkut që përmendin brejtësit janë rriur këtë vit, 15% më shumë se nivelet para pandemisë, shkruan BBC.
"Qyteti i Nju Yurokut ka pasur gjithmonë shumë minj, por numri i tyre tani është shtuar," thotë Marcell Rocha.
"Ata bëjnë gjimnastikë tani, duke bërë rrokullisje para e mbrapa."
Në fillim të pandemisë, kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio nisi një skemë "restorante të hapura". Ishte pjesë e një vizioni më të gjerë të një qyteti më pak të dominuar nga trafiku dhe më i fokusuar rreth banorëve dhe vizitorëve të tij.
Por, mbi të gjitha, ai dha një shpëtim për industrinë e mikpritjes. Kjo bëri që shumë minj të dilnin në sipërfaqe dhe të "pushtonin" rrugët e Nju Yorkut në kërkim të ushqimit.
