Vrasja e Presidentit amerikan Kennedy, administrata publikon mijëra dokumente të cilësuara sekrete

Komplotistët dhe qytetarët e interesuar për vrasjen e presidentit amerikan John Kennedy do të kenë në dorë mijëra dokumente të reja që ishin deri më dje të klasifikuar. Ka qenë një urdhër i Shtëpisë së Bardhë për të rritur transparencën me publikun për shumë çështje që ka sjellë edhe deklasifikimin e këtyre dokumenteve sekret.

Konspiracionistët dhe qytetarët e interesuar për mënyrën se si u vra presidenti amerikan Xhon Kenedi, do të mund të kenë në dorë, në ditët në vijim, me mijëra dokumente të reja, të cilët deri më dje ishin cilësuar të klasifikuar dhe sekret.

Administrata Kombëtare Amerikane e Arkivave publikoi të mërkurën mbi një mijë dokumente rreth vrasjes së Presidentit në vitin 1963. Ishte një direktive nga Shtëpia e Bardhë e lëshuar në tetor, që u kërkonte atyre të bënin publike dosjet e mëparshme sekrete.

“Tragjedia e thellë kombëtare e vrasjes së Presidentit Kennedy vazhdon të rezonojë në historinë amerikane dhe në kujtimet e kaq shumë amerikanëve; Ndërkohë, nevoja për të mbrojtur të dhënat në lidhje me vrasjen ka rënë me kalimin e kohës”, shkroi Presidenti Biden në memorandumin që kërkon publikimin e dosjeve.

"Prandaj është thelbësore të sigurohet që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të maksimizojë transparencën, duke zbuluar të gjitha informacionet dhe të dhënat në lidhje me vrasjen, përveç kur ka arsye më të forta për të vepruar ndryshe.", shkruhet në kërkesën e Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bashkuara u tronditën nga vrasja e John Kenedit më 22 nëntor 1963, në Dallas, Teksas. Kennedy u vra në makinën presidenciale ku ndodhej krah gruas së tij, Jacqueline Kennedy Onassis.

Vrasësi Lee Harvey Oswald qëlloi nga larg duke e lënë të vdekur në vend presidentin amerikan. Oswald u vra vetëm dy ditë pas atentatit të ndodhur. Që nga ajo kohë janë bërë me qindra dokumentare dhe filma për vrasjen dhe jetën e presidentit Kenedi. Ka shumë që besojnë se vrasja e tij ishte një komplot i madh, ku përfshiheshin mafia, kubanët, rusët apo edhe aktorë të tjerë.