Direktiva e BE-së, nga viti 2040 ndalohen kaldajat me gaz për ngrohje

Deri në vitin 2040, lëndët djegëse fosile do të eliminohen plotësisht në ngrohjen shtëpiake. Timmermans: "Mund të merrni mbështetje nga shteti ose nga Evropa" 

Nga viti 2027 do të duhet t'i themi lamtumirë stimujve për kaldaja me gaz dhe deri në vitin 2040 lëndët djegëse fosile do të eliminohen plotësisht në ngrohjen shtëpiake. Kjo parashikohet nga direktiva e Komisionit të BE-së  për rizhvillimin e ndërtesave, e cila kërkon gjithashtu që 15% e stokut të ndërtesave me performancën më të keqe energjetike të secilit shtet të sillet nga klasa G të paktën në klasën F.

150 miliardë euro në dispozicion - Përmbajtja kryesore e direktivës së BE-së është ndalimi i mbështetjes  së kaldajave me gaz nga viti 2027 dhe eliminimi i lëndëve djegëse fosile në ngrohje deri në vitin 2040.  Hapi nga klasa G në shkallën F të certifikatës së performancës duhet të bëhet deri në vitin 2027 për ndërtesat jorezidenciale dhe deri në vitin 2030 për ndërtesat e banimit. Ristrukturimi do të zbatohet për 30 milionë njësi. BE do të vërë në dispozicion 150 miliardë euro nga tani deri në vitin 2030. 

Ulja e varfërisë energjetike- "Ky fokus fillestar në performancë më të ulët për ndërtesat përmbush objektivin e dyfishtë të maksimizimit të potencialit për dekarbonizimin dhe reduktimin e varfërisë energjetike," shpjegon ekzekutivi i BE-së.

Nuk ndalohet shitja e banesave- "Propozimi ynë nuk përfshin asnjë ndalim shitjeje për ndërtesat" me klasë energjetike G, për banesa të dyta dhe për trashëgimi historike.  Këtë e theksoi nënkryetari i komisionit të BE-së Frans Timmermans duke prezantuar paketën klimatike-energjitike. 

"Do të jetë në dorën e autoriteteve kombëtare" të identifikojnë se si të zbatojnë standardet e vendosura nga Unioni", shpjegoi nënkryetari në prezantimin e propozimit për efiçencën energjetike të ndërtesave.

Mbështetje nga shteti dhe BE - Mbështetja financiare është dhe sigurisht do të nevojitet në shumë raste. Qytetarët do të mund të marrin mbështetje nga shteti i tyre ose nga Bashkimi Evropian për të rritur vlerën e shtëpisë dhe për të ulur faturën e energjisë.

"Duhet pak kohë, përpjekje por padyshim që ia vlen. Përveç faktit që kjo ndihmon në reduktimin e emetimeve që shkaktojnë rreth 400,000 vdekje të parakohshme çdo vit” tha Frans Timmermans.