Koreja e Veriut ndalon të qeshurën dhe alkoolin për 11 ditë, ja arsyeja
Një periudhë zie 11-ditore ka filluar për koreano-veriorët, me autoritetet qeveritare që i ndalojnë ata të qeshin ose të pinë alkool për 11 ditë, për dhjetëvjetorin e vdekjes së ish-udhëheqësit Kim Jong Il .
Autoritetet kanë urdhëruar publikun të mos shfaqë asnjë shenjë gëzimi apo lumturie për sa kohë që vendi nderon kujtimin e tij.
Kim Jong Il sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në 2011 dhe u pasua nga djali i tij i tretë dhe më i vogël, udhëheqësi aktual Kim Jong Un.
Dhjetë vjet pas vdekjes së tij, koreano-veriorët janë detyruar të mbajnë një periudhë zie.
"Gjatë kësaj periudhe, ne nuk duhet të pimë alkool, të qeshim apo të përfshihemi në aktivitete argëtuese", tha një banor i qytetit kufitar verilindor të Sinuiji për Radio Free Asia.
