Kryenin grabitje, arrestohen 3 të rinj shqiptarë në Itali, ja çfarë sekuestroi policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2021, 18:39
Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për kryerjen e disa grabitjeve.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, shqiptarët e arrestuar janë të grupmoshës 23-26 vjeç, por megjithatë identiteti i tyre nuk është publikuar. Të tre u arrestuan në Firence.
Policia kishte sekuestruar disa kamera në lagjet ku shqiptarët kishin kryer vjedhjet, gjë e cila çoi dhe në arrestimin e tyre.
Ndërkohë në shtëpinë e ku jetonin shqiptarët policia gjeti orë, çanta, pajisje elektronike, parfumë dhe 3 mijë euro.
Në banesë u gjet dhe një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se bashkëpunonte me tre bashkëkombasit e tij.
