Plas sherri mes pasagjerëve në tren, fëmijët ‘shpërthejnë’ në lot, shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2021, 16:07
Një grindje mes pasagjerëve ka ndodhur në një tren në Britani.
Përleshja ka nisur pasi një burrë i cili ka hyrë në tren me maskë, u është drejtuar dhe të tjerëve që të vendosin maskën mbrojtës nga Covid-19.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga mediat e huaja, sherri ka degraduar në sharje dhe në dhunë fizike.
Ndërkohë nga situata që është krijuar në tren janë tmerruar pasagjerët e tjerë janë tmerruar, por sakaq kanë bërë përpjekje që të qetësojnë situatën.
Në tren ka pasur të pranishëm dhe fëmijë, të cilët ja kanë nisur duke qarë pasi janë tmerruar nga grindja e të rriturve.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ndërkohë policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me personat që kanë shkaktuar trazira në mjetin e transportit publik.

