Tragjedi në Australi, 4 fëmijë humbin jetën pas incidentit me një kështjellë plastike, 4 të plagosur rëndë
Një lojë fëmijësh pranë një shkolle ka shkaktuar vdekjen e 4 vogëlushëve në Tazmani të Australisë, një dyshek në formë kështjelle që shërben për argëtimin e fëmijëve ka fluturuar nga era në 10 metra lartësi duke shkaktuar tragjedinë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tazmani të Australisë. Disa fëmijë të një shkolle ishin duke u argëtuar në një dyshek në të cilin fëmijët kërcejnë për t’u argëtuar.
Era e fortë e ka ngritur dyshekun në ajër në rreth 10 metra lartësi, duke shkaktuar vdekjen e 4 fëmijëve dhe plagosjen e të paktën 5 të tjerëve.
Kryeministri i Australisë, Scot Morrison, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka thënë se tragjedia është zemërthyere.
Morrison: Ngjarja e sotme është tronditëse, të thyhet zemra kur shikon fëmijë të cilët vijnë me familjet e tyre për t’u argëtuar dhe ajo kthehet në një tragjedi, pikërisht në këtë kohë të vitit.
Drejtuesja e përgjithshme e policisë në Tazmani ka dhënë detajet se si ka ndodhur ngjarja.
"Policia dhe urgjenca u njoftuan për ngjarjen rreth orës 10:00 të mëngjesit, duket se një erë e fortë ka shkaktuar që dysheku ku kërcenin fëmijët të ngrihej në ajër, e më pas të binin nga 10 metër lartësi."
Ajo dha detaje edhe rreth gjendjes së fëmijëve të tjerë.
"Fëmijët e lënduar janë dërguar në spital dhe disa janë në gjendje kritike. Kjo është një ngjarje shumë tragjike dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe atyre të plagosur."

