Qeni “hero” shpëton nga vdekja fëmijën, paralajmëroi prindërit kur i ndaloi frymëmarrja

Një grua  zbuloi se si qeni “hero” i shpëtoi jetën foshnjës së saj.

Kelly Andreë, shkrimtare nga Bostoni, ka shpjeguar përmes llogarisë së saj në Twitter se vajza e vogël nuk ndihej mirë dhe se qeni  ishte gjithashtu i shqetësuar.

Ajo thotë se katërputroshi mbante të hapur me kokë derën e dhomës së vogëlushes, për ta kontrolluar nëse ishte mirë.

Kjo lëvizje ishte ajo që i shpëtoi jetën fëmijës. Gjithashtu nëna thotë se ndërsa foshnja po përpiqej të flinte, qeni nuk e linte të qetë. Në mënyrën e tij ai donte të tregonte se diçka nuk po shkonte mirë.

Në  momentin kur gruaja  tentoi të largojë qenin nga fëmija, vuri re se vogëlushja nuk po merrte frymë dhe se ngjyra e saj filloi të bëhej “blu”.

Menjëherë ajo e çoi fëmijën në spital, ku mjekët i dhanë ndihmën e parë. t the dog kept breaking into the nursery and waking the baby. She’s been sick, and I was getting so fed up with him.

Until she stopped breathing.

We spent the night in the hospital. I don’t know what would have happened if he hadn’t woken her. We don’t deserve dogs. pic.twitter.com/PBJCJVflgh