Afera me incineratorët, Gjykata e Posaçme lë në burg ish-ministrin Koka

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrrestit me burg të dhënë më herët për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i akuzuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit. Vetë ish-zyrtari i lartë ka deklaruar në gjykatë se nuk i pranon akuzat pasi nuk ka kryer asnjë shkelje, ndërsa avokati i tij tha se kallëzimi është me prapavijë politike.

48 orë pas arrestimit ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është shoqëruar nga Drejtoria ë Policisë ë Tiranës në Gjykatën e Posacme për seancën e vlerësimit të masës së sigurisë.

Seanca zgjati afro dy orë ndërsa ish-ministri, i cili pyetej për herë të parë për skandalin ë incineratorëve ka mohuar të gjitha akuzat, duke pohuar para gjykatës së ka zbatuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje.

Të njëjtën gjë deklaroi pas seancës edhe avokati i tij mbrojtës Fatmir Brraka, i cili e quajti kallëzimin ndaj ish-ministrit si një çështje me prapavijë politikë.

“Ai është i pafajshëm. Nuk ka asnjë përgjejgësi lidhur me procedurat që janë aplikuar për incineratorin. Ai akuzohet për shpërdorim detyre kur nga gjithë korrespondenca nuk ka asnjë përgjegjësi penale për zbatimin e procedurave për incineratorin” ” tha avokati mbrojtjës Fatmir Braka.

 

Avokati tha së ish-ministri nuk ka kryer asnjë shkelje, ndërsa vëndimin ë gjykatës tha se do ta ankimonte menjëherë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

”Fillimi i këtij procesi ka qenë politik. Është bërë një shtojcë kallëzimi nga LSI. Nuk është normale që një ish ministër ish deputet të merret në hetim e të arrestohet kur nuk është pyetur asnjëherë. Nuk është normale që ish ministri të merret i arrstuar aq më tepër kur nuk manipulon provat”.

Ish-ministri, Lefter Koka, është i vetmi nga tre personat, për të cilët u kërkua arresti ku vendimi i gjykatës u zbatua më 14 dhjetor, ndërsa dy administratorët e kompanive fituese te tenderit Stela Gugallja dhe Klodian Zoto nuk janë gjetur në banesë dhe vijon kërkimi i tyrë pasi i kanë shpëtuar arrestimit.

Ndërkaq në të njëjtën çështje është kallëzuar penalisht edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por deri në këtë fazë të hetimit nuk dihet nëse SPAK ka ndërmarrë ndonjë masë ndaj tij.

Afera me incineratorët, Gjykata e Posaçme lë në burg