"Koha jote mbaroi Lul!" Topalli dënon incidentin te selia blu: I paaftë për tu turpëruar
Edhe ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, e ka dënuar incidentin te selia blu mes grave demokrate.
Në facebook ajo bën përgjegjës për Lulzim Bashën i cili sipas tij po hakmerret për shkarkimin që i bënë rreth 5000 mijë delegatë.
Topalli: I paafte per t’u turperuar! Dhuna verbale dhe fizike e deputetit LB ndaj zonjave-deputete te PD, ndaj zonjave te zgjedhura nga rreth 500O delegate te PD dhe zonjave te tjera te lidhjes demokratike te gruas eshte akti me i ulet qe nje “burre” mund te beje. Eshte hakmarrja e te shkarkuarit nga 5000 delegate qe i thane ik;
Eshte kultura e dhunes qe ai eshte perpjekur te fsheh permes buzeqeshjes fallso qe mbante:Eshte sjellja prej frikacakut te dhunshem te mbushur me ligesi.
Gjuha prej ordineri qe LB perdori sot kundra zonjave demokrate eshte identiteti i tij
Koha jote mbaroi Lul!
Momente tensioni u regjistruan pasditen e sotme te selia blu mes dy grave të cilat mbështesin Lulzim Bashën dhe aktivistes Evi Kokalari dhe kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi.
Një veprim i tillë ndodhi sot rreth orës 15: 30 në momentin kur Albana Vokshi dhe Evi Kokalari donin të bënin një prononcim për gazetarët jashtë selisë së PD-së lidhur me mbledhjen e shkurtër që mbajtën në një salla të hapur selisë PD por jo në zyrën e tyre.
