Lehtësohen procedurat doganore për operatorët ekonomikë nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Qeveria shqiptare miratoi sot marrëveshjen për operatorët ekonomikë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, pikë kjo e dakordësuar në nismën e tre vendeve, Ballkani i Hapur.

Në vendim thuhet se kjo marrëveshje parashikon njohjen reciproke të Operatorëve të Autorizuar për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS).

Ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është rënë dakord që kontrollet kufitare të hiqen nga 1 janari i vitit 2023.

Po ashtu, është planifikuar që gradualisht të krijohet një treg i përbashkët për 12 milionë banorë, aq sa kanë banorë këto tri shtete së bashku - pra, të krijohet një “zonë e vetme ekonomike”.

 

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËR NJOHJEN RECIPROKE TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË AUTORIZUAR-AUTORIZIMET PËR SIGURINË DHE MBROJTJEN (OEAS)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar-Autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR NJOHJEN RECIPROKE TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË AUTORIZUAR-AUTORIZIMET PËR SIGURINË DHE MBROJTJEN (OEAS)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar-Autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.