Incidenti para selisë blu, Vokshi: E turpshme të keqpërdoren gratë. S’ka mburojë që të shpëtojë Bashën
Komisioni i Rithemelimit të PD dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike, të mbështetësve të Bashës ndaj Kryetares së LDGSH Albana Vokshi dhe Evi Kokalarin.
Vokshi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se është e turpshme që të përdoren gratë nga shoqata Basha- Bardhi për të mbrojtur karrigen.
Ndër të tjera, Vokshi shkruan se asgjë nuk e shpëton Lulzim Bahën nga vullneti i 4446 delegatëve të cilët e shkarkuan
Postimi i plotë:
Komisioni i Rithemelimit të PD dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike ndaj zonjave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD dhe zonjave Kryetare të degëve dhe anëtare të LDGSH.
PD eshte shtepia e lirise se cdo demokrati.
Është e turpshme të keqpërdoren gratë nga Shoqata Basha - Bardhi, si mburojë njerezore për ruajtjen e karrikes.
Nuk ka logore e mburoje njerezore që ta shpëtojë deputetin Basha nga vullneti i 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kuvendit më spektakolar në historinë e pluralizmit politik në këto 30 vjet.
Vullneti i 4446 anëtareve të Kuvendit Kombëtar që do të konfirmohet me referendumin e 18 dhjetorit, nuk do të mund të transformohet nga orkestra e cakorduar e Shoqatës Basha - Bardhi.
Skenaret me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe gjithë shqiptarëve dhe ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.
Komisioni i Rithemelimit të PD do vijojë punën e tij në ambjentet e selisë së PD, si shtëpia e të gjithë demokratëve.
