Dosja e Incineratorëve/ "Kam respektuar ligjin", ish-ministri Koka mohon akuzat. Gjykatë e lë në burg
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka mohuar në gjykatë akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK.
Ora News mëson se Koka ka mbajtur qëndrim mohues dhe ka deklaruar se ka respektuar vetëm ligjin.
Plot 48 orë pas arrestimit Koka u shoqërua nga drejtoria e policisë e Tiranës në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.
Seanca zgjati afro 2 orë dhe gjykata la në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg". Ndërsa ish ministri i cili pyetej për herë të parë mohoi të gjitha akuzat dhe se ka respektuar vetëm ligjin.
Edhe avokati Fatmir Braka pas seancës e quajti çështje me prapavijë politike.
”Fillimi i këtij procesi ka qenë politik nga momenti i kallzimit dhe vazhdimësisë. Edhe sot eshtë bërë një shtojcë kallëzimi nga LSI. Unë mendoj që është momenti politik që ka diktuar në fillimin e kësaj çështjeje penale. Nuk është normale që një ish ministër ish deputet të merret në hetim e të arrestohet kur nuk është pyetur asnjëherë. Nuk është normale që ish ministri të merret i arrstuar aq më tepër kur nuk manipulon provat”
Avokati nënvizoi se klienti i tij nuk ka përgjegjësi për incineratorin dhe se do e ankimojë vendimin e Apelit.
“Ai është i pafajshëm. Nuk ka asnjë përgjejgësi lidhur me procedurat që janë aplikuar për incineratorin. Ai akuzohet për shpërdorim detyre kur nga gjithë korrespondenca nuk ka asnjë përgjegjësi penale për zbatimin e procedurave për incineratorin” ” tha avokati mbrojtjës Fatmir Braka.
GJKKO la në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" të marrë në mungesë dhe për Klodian Zoto dhe Stela Gugallja të shpallur në kërkim.
Avokati thotë se Koka është i pafajshëm.
“Ai është i pafajshëm. Nuk ka asnjë përgjegjësi lidhur me procedurat që janë aplikuar për incineratorin. Ai akuzohet për shpërdorim detyre kur nga gjithë korrespondenca nuk ka asnjë përgjegjësi penale për zbatimin e procedurave për incineratorin” ” tha avokati mbrojtjës Fatmir Braka.
Për të njëjtën çështje është paditur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj por nuk dihet nëse SPAK ka ndërmend ndonjë masë ndaj tij.
SPAK e akuzon ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka marrë 3.7 mln euro në mënyrë të paligjshme nga kompania koncesionare e inceneratorit të Elbasanit, fonde që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ishte i vetmi nga tre personat, për të cilët u kërkua arresti ku vendimi i gjykatës u zbatua më 14 dhjetor, ndërsa për dy administatorët e kompanive fituese të tenderit Stela Gugallja dhe Klodian Zoto nuk janë gjetur në banesë dhe vijon kërkimi i tyre pasi i kanë shpëtuar arrestimit.

