Ju flet Moska-Nikolin Jaka, shembulli pse na duhet një ligj antioligark si ai antimafia
Oligarkët dhe lufta ndaj oligarkisë ishin në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Sot do të flas për një oligark, zotin Nikolin Jaka. Është kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, gjithë qarkut. Nuk ka folur asnjëherë për incineratorët. Se mos e keni dëgjuar të flas për pastrimin e parave, luftën kundër korrupsionit. Nikolin Jaka është një oligark i prodhuar nga shteti. Shqipërisë i duhet një ligj antioligark siç është ligji antimafia që kemi. Djemtë që goditen nga ligji antimafia nuk janë përdorues të parave publike. Ne godasim këta që sjellin para vetë nga jashtë dhe su kërkojmë llogari këtyre oligarkëve si Jaka që marrin paratë tona ga shteti përmes tenderave, në mënyrë të përzgjedhur.