Avokati: Nuk është normale arrestimi i Lefter Kokës. S'ka asnjë përgjegjësi për incineratorin. Ky proces politik
Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mohuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” si ministër. Sot në Gjykatën e Posaçme u dha masa e sigurisë "arrest me burg ndaj ti"
“Ai është i pafajshëm. Nuk ka asnjë përgjejgësi lidhur me procedurat që janë aplikuar për incineratorin. Ai akuzohet për shpërdorim detyre kur nga gjithë korrespondenca nuk ka asnjë përgjegjësi penale për zbatimin e procedurave për incineratorin” ” tha avokati mbrojtjës Fatmir Braka.
Avokati thotë se pas kësaj dosje fshihen qëllime politike
”Fillimi i këtij procesi ka qenë politik. Është bërë një shtojcë kallëzimi nga LSI. Nuk është normale që një ish ministër ish deputet të merret në hetim e të arrestohet kur nuk është pyetur asnjëherë. Nuk është normale që ish ministri të merret i arrestuar aq më tepër kur nuk manipulon provat”
SPAK akuzon ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka marrë 3.7 mln euro në mënyrë të paligjshme nga kompania koncesionare e inceneratorit të Elbasanit, fonde që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ishte i vetmi nga tre personat, për të cilët u kërkua arresti ku vendimi i gjykatës u zbatua më 14 dhjetor, ndërsa për dy administatorët e kompanive fituese të tenderit Stela Gugallja dhe Klodian Zoto nuk janë gjetur në banesë dhe vijon kërkimi i tyre pasi i kanë shpëtuar arrestimit.