Abuzimet me incineratorët, Soko: Kjo vonesë na ka kushtuar para, SPAK duhet të kishte ndërhyre që në fillim

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas hetimeve për koncesionin e incineratorit të Elbasanit.

Ndërkohë eksperti i ekonomisë Pano Soko, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se arrestimi i Kokës ishte i vonuar.

Sipas tij nëse SPAK do të kishte ndërhyrë muaj më parë shteti shqiptarë do humbte më pak para.

Pano Soko: Pse u ndërhy tani. U prit deri sa të paguhej dhe kësti i fundit që të ndërhyhej. Nëse do ishte bërë një muaj ose dy muaj më përpara, do kishte shpëtuar një këst ose dy këste. Nëse do të ndërhyhej edhe më parë, do kishim shpëtuar më shumë këste, 2021, dhe 2020. Kjo vonesa na ka kushtuar para. Do kishte qenë më efiçente nëse SPAK nuk do ishte vonuar kaq shumë. Kam parë dosjen LSI, ka qenë më e kopsitur se e jona dhe e PD. Dosja ishte gati. Nuk besoja se do të zgjaste kaq shumë me gjithë atë volum dokumentacioni që u çua në SPAK.  

Përgatiti Anila Kolgjini.