VIDEO-LAJM/ Pas Lepushës, OSSH rikthen energjinë dhe në Vermosh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2021, 21:23
Pas një pune intensive dhe orë të gjata nën kushte ekstremi të motit të keq, elektriçistët e njësisë OSSH Malësi e Madhe, Shkodër kanë mundur këtë mbrëmje ti japin energji elektrike Vermoshit, skajit verior të vendit.
Fideri i Kelmendit pësoi demtime në disa degëzime gjatë fundjavës, si pasoje e reshjeve të dëborës.
Diten e djeshme iu dha energji Lepushës, kurse me herët ishin furnizuar Tamara dhe Boga.
Siç shihet ne foto dhe video, terreni dhe kushtet e motit ishin faktorë pengues në realizimin më të shpejtë të zgjidhjes së avarive.

