Kancelari gjerman: Ata që kundërshtojnë vaksinat janë ekstremistë
Kancelari i sapo zgjedhur gjerman, Olaf Scholz ka mbajtur të mërkurën fjalën e tij të parë në Bundestag.
Scholz e ka nisur rrugëtimin e tij katër vjeçar duke u shpallur luftë protestuesve që janë kundër vaksinës apo kundër vaksinimit me detyrim.
Scholz i quajti protestuesit ekstremistë dhe se qeveria e tij do të mbrohej nga ata.
Sinkron Scholz: Nuk do t’i lejojmë ata pak ekstremistë t’u imponohen vullnetit të shoqërisë. Gjermania do të përdorë të gjitha mjetet e sundimit të ligjit të saj demokratik për të mbrojtur veten kundër kësaj pakice të urryer që sulmojnë të tjerët, me marshime, dhunë dhe kërcënime me vdekje.
Policia gjermane kreu disa bastisje e arrestime të martën, pasi mori informacione se një grup personash kishin kërcënuar kryeministrin e Landit të Sachsen, që ai të ndalonte masat anti-covid.
Në Dresden prej kohësh, qindra njerëz kanë protestuar kundër masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit, si edhe vaksinimit me detyrim.
Ndërsa Gjermania, duhet të ruajë balancat për të mbajtur vendin e parë si motori ekonomik i Bashkimit Evropian, Olaf Scholz duket se e ka fokusin te vaksinimi me detyrim ndaj gjermanëve.
Shkalla e vaksinimit në Gjermani është rreth 70% edhe pse shifrat e rasteve të reja janë ndër më të lartat që nga fillimi i pandemisë.
