Aksidentohet makina me targa serbe në Hungari, humbin jetën 7 emigrantë, plagosen 4 të tjerë

Shtatë persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën pasi një makinë me targa serbe që transportonte emigrantë u përplas me një shtëpi në Hungari.

Sipas CNN, shoferi që po transportonte emigrantë ka refuzuar të ndalonte, kur policia i dha urdhër që të ndalonte.

Shoferi pa se policia po kontrollonte makinat në fshatin Morahalom afër kufirit serb dhe u përpoq t'i shmangte duke u larguar me shpejtësi, ku më pas është përplasur dhe është kthyer përmbyes, e si pasojë 7 persona vdiqën.

Makina, e cila mbante 10 emigrantë dhe ishte nisur drejt qytetit të Szeged. Policia tha se drejtuesi i mjetit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, është arrestuar dhe ndaj tij do të nisë procedimi për trafikim personash dhe fajtor për aksidentin tragjik.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kufirit të Hungarisë me Serbinë.