Drogë të ndarë në pako, arrestohet 37-vjeçari shqiptari në Itali, justifikimi para policisë

Një 37-vjeçar shqiptar i identifikuar si Jorlando Lamaj është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Veronas në Itali.

Lamaj është arrestuar në Verona të Italisë, ndërsa rezultonte i regjistruar në biznes dhe prej disa kohësh merrej me tregtimin e automjeteve përmes internetit me kontakte të ndryshme nga krahinat e Venetos.

Sipas mediave italiane, në momentin e ndalimit të riut shqiptar i është gjetur një zarf me para.

Për autoritetet italiane ai tha se paratë i kishte fituar nga shitja e makinave, por ky ‘justifikim’ policisë nuk iu duk i besueshëm.

Kështu karabinierët u zhvendosën në banesën e 37-vjeçarit, ku ushtruan kontroll. Gjatë kontrollit, policia gjeti lëndë narkotike të llojit kokainë të ndarë në pako gati për t’i nxjerrë në treg.

Tashmë ai ndodhet në burg, ndërkohë që i është sekuestruar edhe celulari për të gjetur bashkëpunëtorët e përfshirë në trafikun e drogës.

Policia bëri arrestimin e Lamajt dhe tashmë është sekuestruar edhe celulari i tij për të gjetur bashkëpunëtorët në trafikun e drogës.