Alarm për bombë në dy stacione të metrosë në Greqi, policia ‘mësyn’ në vendngjarje evakuon qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 17:48
Një alarm i rremë për bombë është dhënë ditën e sotme në stacionet e metrosë në Syntagma dhe Monastiraki të Greqisë.
Menjëherë policia është vënë në veprim, ku ka evakuuar të gjithë qytetarët që ndodheshin në stacion, si dhe ka mbyllur të gjitha stacionet e linjave 2 dhe 3 të metrosë.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat greke, disa persona të panjohur, kanë telefonuar dhe kanë ngritur alarmin për një shpërthim bombe në metro.
Mësohet se policia ka ‘mësyrë’ në metro ku dhe ka kryer kontrolle të imtësishme në dy stacionet.
Pas kontrollit, të metrosë u rikthye qarkullimi dhe pasagjerët u lejuan të udhëtonin drejt destinacionit të tyre.
