Ky është zafiri më i madh në botë, peshon 310 kg

Zafiri më i madh natyror në botë, me peshë plot 310 kilogramë u gjet tre muaj më parë në një zonë gurësh të çmuar.

Arkeologët vendas, të cilët kanë ekzaminuar safirin, thanë se ishte një nga xhevahiret më të rralla në botë pasi peshonte më shumë se 300 kilogramë.

Safiri u ekspozua në shtëpinë e një prej pronarëve të zonave të gurëve të çmuar në Horana, 65 kilometra në jug të Colombo.

Një grup murgjish budistë kënduan bekime për gurin e çmuar përpara se të zbulohej.

Guri u gjet në zonën e pasur me gurë të çmuar Ratnapura, ku banorët vendas kishin gjetur më parë grupin më të madh të safirëve në botë, në një oborr shtëpie krejt rastësisht.

Ratnapura njihet si kryeqyteti i perlave të Azisë Jugore, i cili është një eksportues kryesor i safirëve dhe gurëve të tjerë të çmuar.

Vendi fitoi rreth gjysmë miliardë dollarë përmes eksportit të gurëve të çmuar, diamanteve dhe bizhuterive të tjera vitin e kaluar, raporton institucioni i industrisë së gurëve të çmuar dhe bizhuterive.