Ky është vendi i parë që legalizon kultivimin dhe posedimin e kanabisit për përdorim personal
Malta do të bëhet vendi i parë evropian, që do të lejojë kultivimin e kufizuar dhe posedimin e kanabisit për përdorim personal.
Një deklaratë e ngjashme u njoftua dhe nga Luksemburgu në tetor, po parlamenti nuk ka dhënë ende dritë jeshile për masën, ndërsa posedimi dhe kultivimi i kanabisit tolerohet në Spanjë dhe në Holandë.
Të rriturit në Maltë do të lejohen të zotërojnë deri në shtatë gramë kanabis dhe të rritin deri në katër bimë kanabis në shtëpi për përdorim personal, sipas legjislacionit të miratuar nga Partia e Punës e Kryeministrit, Robert Abella.
"Ne po nxjerrim ligje për të menaxhuar një problem dhe për të miratuar një qasje më pak të dëmshme duke rregulluar sektorin në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë të drejtohen në tregun e zi për të blerë kanabis," tha kryeministri gjatë një seance parlamentare muajin e kaluar.
