Studim: Shkencëtarët e raketave dhe kirurgët e trurit nuk janë domosdoshmërisht më të zgjuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 13:41
Shkencëtarët e raketave kozmike dhe mjekët kirurg të trurit nuk janë domosdoshmërisht njerëz më të zgjuar se të tjerët, sipas një studimi.
Hulumtuesit kërkuan nga 329 inxhinierë të hapësirës ajrore dhe 72 neurokirurgë të kryenin një sërë detyrash për të testuar dijet e tyre.
Rezultatet, të publikuara në revistën "British Medical Journal", tregojnë se personat këtyre 2 profesioneve kanë pak dallime për sa i përket intelektit, në krahasim me popullatën tjetër të Britanisë.
Hulumtuesit thanë se studimi i tyre u krye pjesërisht për të parë se cili profesion kishte avantazh intelektual.

