Ilaçe të falsifikuara kundër Covid/ EUROPOL vë në pranga 544 persona, sekuestrohen 60 milionë euro

EUROPOl finalizoi operacionin "Shield II"  kundër biznesit të paligjshëm të falsifikimit të ilaçeve dhe vuri në pranga 544 persona. Operacioni i kryer në të gjithë kontinentin evropian nga 1 prilli deri më 15 në tetor, çoi në sekuestrimin e barnave të falsifikuara me vlerë rreth 63 milion euro.

"Abuzimi paraqet një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin e përdoruesve. Akoma më e madhe është ajo që vjen nga përdorimi i medikamenteve të falsifikuara. Të krijuara në laboratorë nëntokësorë pa procedura higjienike apo sigurie, këto produkte shpesh përmbajnë përbërës të dëmshëm. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, kriminelët kanë investuar më tej përpjekjet në falsifikimin e ilaçeve që janë në kërkesën më të madhe. Për të rritur fitimet e tyre, rrjetet kriminale janë përqendruar në shpërndarjen e "kurave për virusin Covid" të rreme dhe falsifikimin e pajisjeve mjekësore dhe dezinfektuesve, të cilët më pas shiten online."

Gjatë Operacionit Mburoja II, oficerët e zbatimit të ligjit shënjestruan grupe kriminale që trafikonin substanca dopingu (rregullatorë hormonalë dhe metabolikë) dhe medikamente të ndryshme si ilaçe kundër kancerit, ilaçe për mosfunksionimin e ereksionit, qetësues kundër dhimbjeve, antiviralë dhe ilaçe të ndryshme.

Operacioni "Shield II"

- Konfiskimet me vlerë afro 63 milionë euro

-Më shumë se 25 milionë njësi ilaçesh dhe substancash dopingu të sekuestruara

-Arrestohen 544 të dyshuar

-634 persona u raportuan në organet gjyqësore

-Janë hetuar 33 grupe të krimit të organizuar

-37 kompani të hetuara

-Sekuestrohen 5 laboratorë klandestinë

-283 faqe interneti u mbyllën

-1029 faqe interneti po monitorohen

-1397 çështje gjyqësore të hapura

-2809 atletë të kontrolluar 'në garë' (28 pozitive)

-3 919 atletë kontrolluan 'jashtë garës (4 pozitive)

Ilaçe të falsifikuara kundër Covid/ EUROPOL vë në

Ilaçe të falsifikuara kundër Covid/ EUROPOL vë në

Ilaçe të falsifikuara kundër Covid/ EUROPOL vë në

Njoftimi i EUROPOL