"U rrah aq shumë sa iu thye nofulla", kryetari i bashkisë dhe këshilltari zgjidhin në ring mosmarrëveshjet
Dy politikanë në Brazil kanë vendosur t'i zgjidhin ndryshe mosmarrëveshjet e tyre dhe jo nëpërmjet debatit.
Kryetari i Bashkisë së Borbës, Simão Peixoto dhe ish-këshilltari Erineu Alves Da Silva vendosën që t'i "lanin hesapet" brenda ringut.
Silva, i cili përdor pseudonimin Mirico, akuzoi kryebashkiakun se nuk kishte qenë në gjendje për të ruajtur një park ujor pranë lumit Madeira dhe kërkoi një përballje me të duke e quajtur politikan të "kalbur" dhe "mashtrues".
Peixoto e pranoi sfidën, duke publikuar një video në internet në të cilën ai tregoi gatishmërinë për të goditur Silvën.
"Tregoje fytyren tende!" i tha kryebashkiaku Mirikos.
Më datë 12 dhjetor, në një shkollë lokale u zhvillua ndeshja e shumëpritur mes tyre. Peixoto u fut në ring rreth orës 2:30 të mëngjesit, i rrethuar nga ndihmësit e ti dhe mbante një peshqir të zi të stampuar me emrin "Jezus".
Dëshmitarët e përleshjes 13-minutëshe – të cilën skuadra e Peixoto-s e transmetoi drejtpërdrejt – thanë se kryebashkiaku konservator i Borbës mori disa goditje të dhimbshme. Në sekondat e hapjes, 39-vjeçari e rrëzoi Miricon për një kohë të shkurtër në tokë.
Por Mirico, 45 vjeç, u kundërpërgjigj. Pas tre raundesh, kryebashkiaku i Borbës pothuajse nuk ishte në gjendje të ecte për shkak të numrit të goditjeve që merrte nga kundërshtari i tij", raportoi BNC Amazonas.
"Kryebashkiaku u rrah aq shumë sa iu thye nofulla," raportoi një tjetër faqe interneti rajonale, Fato Amazônico .
Megjithatë, Peixoto mbizotëroi dhe arriti ta fitonte sfidën.
Prefeito leva briga política para luta de MMA e apanha de ex-vereador
— Metrópoles (@Metropoles) December 13, 2021
Políticos do AM subiram no ringue na madrugada deste domingo (12/12). O prefeito de Borba, Simão Peixoto, apanhou, mas foi apontado vencedor
Leia: https://t.co/o3aVNtPCuc pic.twitter.com/VsgCbn6pdm
