Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali, kishte fshehur kokainën brenda vezës "Kinder"

Karabinierët e Valfabbricas në Perugia arrestuan një 29-vjeçar shqiptar, të cilit ju sekuestruan 20 gram kokainë.

29-vjeçari e kishte fshehur kokainën në kutinë e verdhë plastike të një veze Kinder.

Në momentin kur ju afrua patrulla, ai u përpoq ta hidhte kokainën.

Karabinierët konfiskuan edhe 1240 euro cash.

Mëngjesin e sotëm, në përfundim të gjykimit të drejtpërdrejtë, gjyqtarja Sonia Grassi ratifikoi marrëveshjen për pranimin e fajit të rënë dakord mes Prokurorisë dhe avokatëve Daniela Paccoi dhe Guido Rondoni: një vit e dhjetë muaj burgim, plus 3000 euro gjobë.