Shpërthen cisterna e gazit, humbin jetën mbi 50 persona, dhjetëra të plagosur
Të paktën 50 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën kur një cisternë gazi shpërtheu në qytetin Haitian të Cap-Haiti të martën në mëngjes, 14 dhejtor raportoi AP.
“Në vend do të shpallen 3 ditë zie kombëtare, në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie që po vuan i gjithë kombi Haitian”, shkroi në Twitter kryeministri Ariel Henry.
Ish-kryeministri Claude Joseph gjithashtu shprehu ngushëllimet për viktimat, duke postuar në Twitter, "Unë ndaj dhimbjen dhe pikëllimin e të gjithë njerëzve".
Patrick Almonor, nënkryetari i bashkisë Cap-Haitien, tha për Associated Press se shpërthimi vrau të paktën 53 njerëz dhe më shumë se 100 u plagosën. Rreth 20 shtëpi u dogjën pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.
Almonor tha se numri i vdekjeve mund të rritet pasi njerëzit që vdiqën në shtëpitë e tyre nuk ishin numëruar ende.
"Është e tmerrshme ajo që ndodhi. Ne humbëm kaq shumë jetë," tha ai.
Almonor tha se dyshohej që shoferi i kamionit humbi kontrollin duke u përpjekur të shmangte përplasjen me një motoçikletë.
Spitali lokal ishte u tej ngarkuar me të plagosur.
"Ne nuk kemi aftësinë për të trajtuar numrin e njerëzve të djegur rëndë," tha një infermiere për AFP. "Kam frikë se nuk do të jemi në gjendje t'i shpëtojmë të gjithë," tha ajo.
