Gazetarja italiane bie "peng" i politikanes rumune për 8 orë
Është kthyer në debat publik, aventura e gazetares italiane që u dhunua nga burri i senatores rumune, Diana Jovanovic Sosoaka, e cila është kundër vaksinimit për Covid-19.
“Siç tregojnë pamjet e transmetuara nga televizioni publik italian i Rait, gazetarja, Lucia Gorazi dhe ekipi i saj televiziv janë privuar nga liria për tetë orë pas intervistës me senatoren”, shkruan gazeta La Repubblica.
Gjatë intervistës gazetarja italiane tentoi t'i bënte pyetje në lidhje me menaxhimin e pandemisë në Rumani dhe situatën në spitale.
“Senatorja e kyçi papritmas gazetaren në zyrën e saj dhe thirri policinë. Gazetarja iu nënshtrua një kontrolli fizik dhe u rrah nga bashkëshorti i Sosoakës. Ajo u lirua vetëm pas tetë orësh, falë ndërhyrjes së ambasadës italiane”, shkruhet në gazetë.
Korrespodentja italiane, një nga gazetaret më të njohura të vendit (dhe, sipas shumë analistëve, me të njëjtin talent dhe prestigj si Oriana Fallaci), tha se policia nuk e mbrojti atë siç duhej.