Indo-paqësori nën vëmendjen amerikane/ Front aleatësh për të konfrontimin dhe konkurencën me Kinën
Sekretari amerikan i Shteit Anthony Blinken ndodhet në Indonezi ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë vendas. Ai kritikoi ato që i cilësoi veprime 'agresive' të Kinës dhe kërkoi të thellojë marrëdhëniet e mbrojtjes dhe ekonomike me kombet Indo-Paqësorit.
"Ne do të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të mbrojtur rendin e bazuar në rregulla që kemi ndërtuar së bashku përgjatë dekadave. Do të sigurojmë që rajoni të mbetet i hapur dhe i aksesueshëm," tha ai në një fjalim në Universitetin e Indonezisë në Xhakartë.
Amerikanët po ndërtojnë një rrjet të gjerë aleatësh në Indo-Paqësor. Antony Blinken e përshkroi Indo-Paqësorin si rajonin më dinamik të botës.
“Më lejoni të jem i qartë: qëllimi i mbrojtjes së rendit të bazuar në rregulla nuk është të nënçmojë ndonjë vend. Përkundrazi, mbron të drejtën e të gjitha vendeve për të zgjedhur rrugën e tyre, pa shtrëngim apo frikësim.”
Sekretari amerikan i shtetit ndodhet në Indonezi në vizitën e tij të parë në Azinë Juglindore që kur presidenti Joe Biden mori detyrën në janar. Administrata Biden, ndryshe nga ajo e mëhershmja Trump, i ka dhënë përparësi aleancave për të përballuar konkurencën në rritje ekonomiko-ushtarake me Kinën.
Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze ka reaguar për vizitën e sekretarit Blinken. “Përpjekjet e SHBA-së për të "provokuar përçarje dhe keqkuptime" nuk do të funksionojnë në rajonin e Azi-Paqësorit.” – tha ai gjatë një konference për shtyp.
Blinkeni do të zhvillojë turne njëjavor në rajon, ku pritet të shkojë në Malajzi dhe në Tajlandë. Qendrore në agjendën e tij problematikat dhe tensioned në Detin e Kinës Jugore, në Hong Kong dhe në Tajvan.


