Basha mbledh grupin parlamentar: Nisni përgatitjet për Kuvendin e 18 dhjetorit. Do merren vendime të rëndësishme
Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të deputetëve demokratë menjëherë pas mbledhjes së këshillit kombëtar dhe u ka dhënë porositë për përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.
“Në këtë mbledhje, Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë që në veçanti tu gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtut pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit. Po ashtu mësohet se Basha kërkoi nga deputetët që po kështu aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor” bëjnë të ditur burimet brenda PD-së.
Duke e quajtur si "një ditë vendimtare për të ardhmen e PD" Basha lajmëroi se do u prezantojë para të gjithë shqiptarëve modelin e ri të funksionimit dhe të akitivitetit politik të Partisë Demokratike.
Gjithashtu paralajmëron se do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë
Çfarë po ndodh në PD?
11 dhjetor 2021 Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në “Air Albania” shkarkoi me votim të fshehtë Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të PD-së dhe miratoi statutin e ri të PD-së.
Miratoi nen për nen statutin e ri të PD-së.
Riktheu vulën dhe simbolet e vjetra të kësaj partie, duke tentuar kështu shmangien e debatit me Lulzim Bashën për vulën e partisë.
Shkarkoi nënkryetarët, sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë.
Vendimi për shkarkimin e Lulzim Bashës do të hidhet në referendum më 18 dhjetor.
Gjithashtu u ngrit një komisioni i përkohshëm i rithemelimit të PD-së që do ta drejtojë këtë parti deri me 22 mars 2022 kur është parashikuar të mblidhet sërish Kuvendi.
Në këtë Kuvend morën pjesë 4935 kandidatë.
12 dhjetor 2021 Lulzim Basha mbledh në selinë PD krysinë partisë dhe shkarkon kryetarët e 11 degëve të PD-së
12 dhjetor 2021 Lulzim Basha mbledh Këshillin Kombëtar dhe e quan “nul” Kuvendin e mbledhur nga Berisha dhe të gjitha vendimet e dala prej saj.
Gjithashtu me votë të fshehtë Këshilli shkarkoi Edi Palokën nga posti i kryetarit të këshillit kombëtar si dhe 9 anëtarë të kryesisë së PD, që ishin të pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Komisioni i përkohshëm i rithemelimit dhe Berisha i quajti “nul” vendimet e marra nga Këshilli Kombëtar dhe Lulzim Basha që tashmë sipas tyre është i shkarkuar nga posti i kryetarit të PD-së.
13 dhjetor 2021 Partia Demokratike do të depozitojë në Gjykatë ndryshimet e reja statutore.
18 dhjetor 2021 Do mbahet Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha. Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij kanë nisur punën përgatitore për Kuvendin e 18 dhjetorit për të cilin sekretari Bardhi ka deklaruar se ka pjesëmarrjen e 5259 delegatëve, ose 69%.
