Në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Gjana: Pro rezolutës së Bashës, Bejko: Të kapërcehet Berisha
Në Këshillin Kombëtar PD-së që po zhvillohet në selinë blu, Jemin Gjana, është shprehur hapur qëndrimin e tij pro rezolutës të kërkuar nga Lulzim Basha.
Ai ka thënë se nuk është me partinë e Berishës apo të Bashës, por është me PD-në qysh në ditën e parë para 31 vitesh.
Jemin Gjana: Jam sot se jam votuar për te qene ne një institucion legal te PD. Jam votuar nga ju qe jeni sot këtu dhe nga disa qe ishin dje atje. Jam këtu sepse si i vetmi individ, ndjese për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj ne kuvendin e pare te PD qe jam pjese e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush ketë luks do ta quaj. Ne kryesi u ka thënë kolegeve qe asnjëherë qe nga dita e pare dhe deri sot nuk jam ne as ne partine e Berishes, as selamit, as shehut as Bashës. Jam ne PD. Dhe jam sot këtu se kam qene 30 vite pa ndërprerë tek institucionet legale te PD. Jam pro vendimeve te marra ne kryesinë e PD. Nuk po përkushtojmë ata qe kane shkuar ne stadium. Sa janë te lire te shkojnë kudo. Ata qe kane bere një grup 29 siç kemi bere ne 97, ata nuk mund te jene ne 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua te them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit. Ne kemi dale ne 97-en me automatik. Kishim probleme me tanket, me grupet e armatosura. Por njerëzit nuk i lëshuam dhe ne nuk duhet t’i lëshojë njerëzit. Trupa e PD duhet te shtrihet ne teren. Atje duhet ta bëjmë debatin.
Ndërkohë, Raland Bjeko është shprehur se takimi i djeshëm nuk mund të injorohet, por basha duhet të kapërcejë Berishën.
Roland Bejko: Ne nuk duhet te injorojmë takimin e djeshem, sado te ishin, megjithëse ishin me pak sesa duhen per te nxjerre një deputet. Ata janë demokrat. Per shumicen mendoj se i kane bashkuar interesat politike, te karrieres, apo nuk duan Lulzim Bashen. Interesat u kryqezuan ne kete forme. Te merzitur pas humbjes, te shqetesuar se nuk shikojnë perspektive, me besim te thyer. Berisha i kuotoi interesat e tyre. Qe duan nje PD te mirefillte, te jete meritokracia qe ben perzgjedhje, te kete perkohshmeri dhe jo perjetesi ne poste. Zoti basha ju del detyre te kapërceni Sali Berishen, te kapërceni veten. Kuvendi i 18 është sfida juaj qe je kryetari i vetëm, pa pengese, me mbeshtetjen e kryesisë, të keshilli kombëtar dhe te kuvendit.
