Kraja: Sot rithemeluam PD-në, në 18 dhjetor referendumi, Bashës duhet t’i them mjaft

Në një intervistë në RTV Ora, studiuesi Akil Kraja u shpreh se ky ishte një kuvend i demorkatëve për të rritur mundësi e fitores.

Ai theksoi se ditën e hënë do të zbatohet statuti i ri nga Kuvendi i ri. Ishte administrata e PD-së në kryesi që nuk pranoi t’i verifikonte

Kraja: Ky ishte një kuvend i demokratëve për të rritur mundësi e fitores. I njëjti lidership që dha dorëheqjen për 8 vite dhe Berisha ka treguar se ka qenë ndër politikanët më aktivë. Bashën të gjithë e kemi mbështetur dhe kemi ndarë një rrugëtim 8-vjecar, por pas 8 vitesh humbje duhet të themi mjaft. Prandaj Berisha e ka provuar edhe njëherë këtë garë prej dy muaj ku jemi sot në një kuvend të jashtëzakonshëm duke votuar një rithemelim të PD-së.

Basha fshihet dhe humbje kthehet në relativizëm. Në zgjedhjet e ardhme ne do të humbin 5 nga 6 bashki ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, prandaj duhet të largohet se nuk mban më.  Ndërkohë ditën e hënë do të zbatohet statuti i ri nga Kuvendi i ri. Ishte administrata e PD-së në kryesi që nuk pranoi t’i verifikonte, ndërsa sot votuan delegatët duke kërkuar rithemelimin e PD-së.

Kraja shtoi se në ditë 18 do të thërritet një nismë të radhës ku do t’i jepet një frymë dhe demokraci tjetër partisë.

Kraja: Në datë 18 do të thërrasim një nismë të radhës ku do t’i japim një frymë dhe demokraci tjetër partisë. Unë pres një vazhdimësi dhe një forcë fituese që i shërben më shumë anëtarit. Të gjithë presin që PD të jetë një referencë dhe të jemi vend euro-atlantik. Unë besoj se në 18 dhjetor do të kemi vetëm një akt administrativ të një pjese PD-je në dalje.