Shkarkimi i Bashës, Demalia ngre pikëpyetje: Kush i verifikoi firmat? Kuvendi tubim në funksion të Berishës
Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sali Berisha në “Air Albania” kanë shkarkuar nga posti i kryetarit Lulzim Bashën.
Konkretisht kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në Kuvendin kombëtar në stadiumin "Air Albania".
Ndërkohë publicisti Ilir Demalia në një intervistë për Ora News, ka ngritur pikëpyetjen se kush i verifikoi firmat për shkarkimin e kreut të PD.
Ilir Demalia: Kush i verifikoi firmat? Kuvendi ishte një garnizon. Pa debat, pa diskutim, pa analizë se çfarë ndodh. I kërkoi kush llogari Berishës? Këta vetëm gënjejnë, manipulojnë kanë përdor korrupsion, kanë pasuruar familjet dhe të afërmit e tyre dhe asgjë tjetër. Nëse ka ndonjë komunist që është në Shqipëri është Sali Berisha. E keqja është se edhe rinia që ishte sot aty ka marrë edukatë e Berishës.
Për gazetaren Siklajda Shorja, Demlia tha se Kuvendi ishte një tubim i madh, ku mungonte debati, kërkesa e llogarisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, si dhe votat nuk u numëruan.
Ilir Demalia: Kuvendi ishte një tubim i madh në stadium. Votat nuk u numëruan. Është një skenë, e cila është në funksion të Berishës, dhe u duk nga gjuha që u përdor atje.
Përgatiti Anila Kolgjini.
