Foto/ Gjendet bomba 907 kilogramëshe në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 07:33
Një bombë 907 kilogramëshe është tërhequr dje nga pika kufitare në Merdare nga njësitë e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it.
Sipas FSK-së, bomba është gjetur te tuneli i hekurudhës në Merdare dhe ka peshuar 907 kilogramë.
“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it, eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare, ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, shkruhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.
