Basha përkujton arritjet 31-vjeçare të PD-së që mbajnë vulën e Berishës

Basha nga selia e PD-së solli në vëmendje arritjet e PD-së në rrugëtimin 31-vjeçar. Ai u shpreh se askush dhe asgjë nuk mund t'ia heqë demokratëve shqiptarë krenarinë që është e tyre, për gjërat e mëdha që kemi bërë për këtë vend.

Basha: Sot jam përsëri në krahun e demokratëve si kryetar i një familje politike që di edhe kur gabon ta pranojë gabim, të tregojë pendesë, të kërkojë falje, të korrigjohet dhe të ecë përpara drejt së ardhmes. Askush dhe asgjë nuk mund t'ia heqë demokratëve shqiptarë krenarinë që është e tyre, për gjërat e mëdha që kemi bërë për këtë vend. Që nga rrëzimi i diktaturës te futja në NATO, që nga shkëputja nga prapambetja afrikane më të cilën e la vendin diktatura dhe të kujtojmë sot se të gjitha këto arritje mbajnë vulën e PD-së dhe demokratëve.

Basha nga selia 'sulmoi' liderin historik Sali Berisha.

Basha: Kujtojmë veçanërisht në një ditë si kjo kur e dimë që mentalitet të së shkuarës po mundohen të rishkruajnë historinë, asnjë nga këto arritje nuk do të ishin bërë realitet për Shqipërinë pa mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve të BE-së. Kishte dhe gabime të cilat i kemi paguar shtrenjtë, si familje politike por dhe si shoqëri.