"Kjo është PD!"Jozefina Topalli në Kuvendin e Berishës? Publikon video: Lulzim ta prenë biletën!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 12:09
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, është shprehur entuiziaste për mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në facebook, Topalli teksa ka ndarë një video nga stadiumi "Air Albania" përcjell një mesazh për kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha.
"Lulzim kjo eshte PD.Ti as nuk e njeh, as nuk deshte me e njoh kurre, se ishe i huaj per te.Keta sot ty te prene bileten.Keta sot po e rithemelojne Partine tone, qe te mos lejojne me kurre nje Kryetar qe shet Partine per interesa pasurore e personale" shkruan Topalli.
