Zyrtare: Në Kuvendin e Berishës janë 4934 delegatë të pranishëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 12:17
4934 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike janë të pranishëm në stadiumin "Air Albania".
Kryetari i komisionit që po drejton punimet e Kuvendit, Belind Këlliçi, tha se ky numër ështëmë i madh se kuorumi i nevojshëm prej 3824 delehatësh.
Ai kujtoi se për thirrjen e Kuvendit duhen 1/4 e 7646 delegatëve që ka Kuvendi, ose 1912 firma.
Janë 4200 delegatë që kanë firmosur dhe të cilët janë sot të pranishëm në Kuvend.
"Deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast", tha Këlliçi.

