"Ditëlindje e thyer", Basha në 31 vjetorin e PD-së: Partinë e përçanë për interesa personale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 12:02
Ditëlindja e 31-të e PD-së i gjeti të përçarë demokratët.
Nga njëra anë, zoti Berisha po mban Kuvendin në stadiumin "Air Albania" ndërsa nga ana tjetër kreu i opozitës Lulzim Basha do të zhvillojë një festë për ditëlindjen e kësaj partie në selinë blu.
Basha u shpreh se kjo është një ditëlindje e thyer nga persona që e përçanë PD-në për interesa personale sipas tij.
Basha: Gëzuar 11 dhjetorin, ditëlindjen e PD-së, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD-në për interesat e tyre por nga kjo ditëlindje PD-ja do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët.
