Në 31-vjetorin e themelimit, Partia Demokratike si "shqiponjë me dy koka"


Ditëlindja e 31-të Partinë Demokratike e gjeti të ndarë në dysh, ashtu si shqiponja me dy koka e flamurit kombëtar.

Në njërën anë ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij që po mbajnë Kuvendin  në stadiumin "Air Albania" për rithemelimin e PD, në anën tjetër Lulzim, Basha me mbështetësit e tij në selinë e PD të cilën e kishte hapur për të kujtuar themelimin e PD.