"Komision i përkohshëm deri në rithemelimin e PD, Kryetari që humb zgjedhjet i përfundon mandati" Bylykbashi prezanton ndryshimet statutore

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, prezantoi ndryshimet statutore që u propozohen delegatëve të PD në Kuvendin e mbledhur në "Air Albania" 

Deri në momentin e rithemelimit do të ngrihet një komision i përkohshëm rithemelimi me figura me autoritet dhe kontribut ndër vite në PD.

"Ky organ kolegjial i përkohshëm do të garantojë në fazën e shkurtër tranzitore funksionimin e PD-se deri sa vota e fshehtë  anëtarëve të përcaktojë kryetarin dhe organet e tjera" tha Bylykbashi.

Ndryshimi më i rëndësishëm statutoer është ”Kryetari që humb zgjedhjet pavarësisht arsyes i përfundon mandati menjëherë pa asnjë ekuivok"

"Të gjithë këto që kemi kaluar në 4 humbje rrallazi nuk do i shohim më. Me këto ndryshime fuqizojmë anëtarët e PD-së dhe organet kolegjiale të zgjedhura prej tyre në qendër e bazë. Do të thjeshtojmë strukturën nga kaosi ku e ka futur Basha. Sot synojmë të projektojmë një PD ku energjitë e anëtarëve rriten nga gara e nuk shtypen nga urdhri epror" tha Bylykbashki.

Statuti i ri rikthen primaret në parti, nga baza drejt qendrës, legalizon fraksionet si dhe ul numrin e anëtarëve të organeve drejtuese. Anëtarët demokratë do të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre për çështje të rëndësisë së veçantë përmes referendumit që mund të thirret nga Kuvendi, kryesia e jo më pak se 7 mijë firmëtarë të partisë.

"Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre, por nuk u merr dot tagrat apo duke i pëdorur ato si vulë noteri. Gara do bazohet mbi votë të fshehtë. Janë forcuar organet kolegjiale në bazë. Të zgjedhurit në organet qëndrore do të jenë shumicë. Mbaroi koha kur kryetari emëron shumicën e organeve përfaqësuese" tha Bylykbashi.