Këlliçi konfirmon: Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas Statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrjeje
Kryetari i Komisionit që do të zhvillojë punimet e Kuvendit, Belind Këllçi deklaroi se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD-së dhe ka aftësi të plotë në vendimmarrje.
Ai tha se nevojitet 1/4 e numrit total të delegatëve për të thirrur Kuvendin.
Për transparencë, Këlliçi bëri të ditur numrin e delegatëve të Kuvendit i cili është 7646.
1/4 do të thotë që nevojiten minimalisht 1912 firma delegatësh për të thirrur Kuvendin.
"4200 formularët të cilët janë depozituar me firma për të thirrur Kuvendin janë firmëtarë delegatë dhe janë të pranishëm në Kuvend."
"Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas Statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrjeje nga ky çast," deklaroi Këlliçi.
Numri i delegatëve në Kuvend ditën e sotme është 4934 delegatë.
Pranë sekretariatit janë paraqitur 2 kërkesa që kërkojnë vendimmarrje nga Kuvendi.
Nga ky moment Kuvendi ka nisur punimet zyrtarisht.
