Osmani përshëndet sanksionet: Rajoni ynë nuk do të jetë një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2021, 18:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ardhur sanksione për disa nga krerët e krimit të organizuar në veri të Kosovës.
Osmani ka thënë se i mirëpret sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviçin dhe grupit të tij kriminal.
“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Veselinoviçit dhe grupit të tij ndërkombëtar të krimit të organizuar nga veriu i Kosovës. Institucionet e Kosovës janë plotësisht të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe do të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale“, ka shkruar Osmani në Twitter.

