Escobar mbërrin në kryeministri, lufta ndaj korrupsionit pika kyçe e diskutimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 16:46
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka mbërritur në kryeministri.
Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ky është takimi i fundi zyrtar i Escobar.
Lufta ndaj korrupsionit do të jetë pika kyçe e diskutimit jo vetëm me kryeministrin Rama, pro edhe me zyrtarët e tjerë.
Vetë SHBA ka paralajmëruar dhe ka kërkuar sanksione për të gjithë personat që janë të përfshirë në korrupsion.
Më herët, Escobar u takua me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe me ministren Olta Xhaçka.
