Iu nënshtrua operacionit për heqjen e tumorit, Adriana Matoshi del nga spitali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2021, 18:38
Aktorja shqiptares njëherësh deputetja, Adriana Matoshi, ka dalë ditën e sotme nga spitali, pasi iu nënshtrua një operacioni për tumor në tru.
Sipas mediave të Kosovës, lajmin e ka konfirmuar një mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.
“Po, është liruar sot”, tha ajo, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.
Ndërkohë sipas asaj që kanë raportuar mediat gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Adriana iu nënshtrua njëoperacioni javën e kaluar në Tiranë për ta hequr tumorin, i cili iu kthye pas nëntë vitesh.
