Shkundet Greqia, tërmeti 4.3 Rihter lëkund vendin fqinj

Një tërmet me magnitudë 4.3 Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prevezë të Greqisë. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi prej 16 kilometrash.

Nëntë minuta më vonë ndodhi një lëkundje metasizmike, 2.3 Rihter, shkruajnë mediet helene. Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale dhe të lënduar.

Tërmeti i fundit i fortë në zonë ka qenë më 21 mars 2020, me magnitudë  5.6 Rihter.