Kushtetuesja në unison me qeverinë për 30 qershorin, Balla replikon me Metën: Çështja ka marrë fund, vendimi nuk interpretohet
Presidenca deklaroi e Gjykata Kushtetuese nuk e përmbushi misionin e saj për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe se ishte në një linjë arsyetimi me qeverinë.
Por me këtë qëndrim nuk bie dakord kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Në një prononcim për mediat ai deklaroi se çështja ka marrë fund dhe se vendimet e Kushtetueses nuk interpretohen.
Balla: Ka një rregull të shkruar mbi gjithë rregullat e tjera, vendimet e Kushtetueses nuk interpretohen më. Është në të njëjtin nivel me Kushtetutën vet. Nuk ka shkallë tjetër që ta apelosh, vendimet e Kushtetueses vetëm zbatohen. Çdo përpjekje për të mos njohur këto vendime është përpjekje që nuk i bën nder asnjë institucioni. Kjo çështje ka marrë fund këtu. Është një vendim i rëndësishëm sepse lidhet me kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, pati përpjekje për tu hequr shqiptarëve të drejtën për të votuar. Në 30 qershor ishte një moment i rëndësishëm në historinë e demokracisë së re në Shqipëri, çdo palë mori mësimet e veta. Ata që u përbetuan se nuk do ketë zgjedhje morën të drejtën e qytetarëve për të vendosur me votë, demokracia vetë fitoi se të gjithë ne jemi të përkohshëm. Vetëm populli e cakton se kush do të jetë dhe kush nuk do të jetë. E drejta e popullit ishte një e drejtë e madhe që fitoi në 30 qershor.


